Sot shorti , do përzgjidhen 9 anëtarët e KED
Kuvendi i Shqipërisë hedh sot rreth orës 10:00 shortin për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. I pranishëm do të jetë dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
4 institicionet Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dorëzuar 52 propozimet e tyre, mes të cilëve do të përzgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Gjykata Kushtetuese ka propozuar të 8 anëtarët e saj, Gjykata e Lartë ka propozuar 18 gjyqtarët e vet, KLD ka propozuar 28 emra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar 3 propozime.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i parë i arkitekturës së sistemit të drejtësisë pas Kushtetutës së miratuar në 21 korrik.
Nga shorti do të përzgjidhen 9 anëtarët e këtij Këshilli që kanë një mandati 1 vjeçar.
Dy anëtarët e Këshillit do vijnë nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë nga Gjykatat e Apelit dhe një nga Gjykata Administrative.
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen proçesit të vettingut.
Të pranishëm në hedhjen e shortit do të jenë edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit, të grupeve parlamentare dhe përfaqësues ndërkombëtarë.

