Spahiu: Vendime gjithmonë të vonuara të BE
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu e ka cilësuar të vonuar vendimin e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave me Kosovë.
Në një status në Facebook, Spahiu shprehet se popullit të Kosovës ju ndalua prej dhjetë vitesh lëvizja e lirë ne BE.
“Vendime gjithmonë të vonuara të BE. E bënë gabimin me shqiptarët në vitin 1991, kur ndanë me vizë 500 mijë emigrantë me familjet e tyre, vazhduan të njëjtën histori prej 10 vitesh me Kosovën. Megjithatë urime Kosovës, se si do të jetë, shtëpia e tyre është..!!!”,- shkruan Përparim Spahiu.

