SPAK nuk ndalon te Fatmir Mediu, do ngjitet edhe më sipër!

Burime të rezervuara nga drejtësia tregojnë se pas marrjes të pandehur te ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, SPAK-u do ta zgjerojë edhe me shumë rrethin e të pandehurve.

Mësohet se Mediu do të jetë “peshk i vogël” në krahasim me ato që do merren të pandehur. Në SPAK janë edhe disa dosje për drejtues të opozitës.

SPAK-u e ka nisur me opozitën këtë vit, por burimet në fjalë thonë se një anëtar qeverie dhe një drejtues i lartë në administratën shtetrore janë nën hetim ku fjala finale do të jetë arrestimi.

Themelet e betonta të SPAK-ut u krijuan nga Arben Kraja, kurse me Altin Dumanin do të kemi mure të larta për ata që do të arrestohen nga pjesa VIP e politikës.

SHKARKO APP