SPAK po heton se kush fshihet pas investimeve te “Rana e Hedhun” dhe te Kullat në Tiranë

Mafia pastron paratë në Tiranë, kjo dihet. Sidomos në fushën e ndërtimeve, ku janë qindra milionë euro që pastrohen, por edhe në resortet turistike në bregdet. Pas investimeve serioze që ka bërë kryeministri Rama në infrastrukturë, sidomos kohët e fundit te rruga Shëngjin-Velipojë, ku do të jetë zona më e zhvilluar turistike ose “perla e Mesdheut”, siç e quan Edi Rama; kanë filluar lojërat nga mafia vendase dhe ajo italiane për të marrë tokat duke ndryshuar titujt e pronësisë te “Rana e Hedhun”, bile mafia ka angazhuar edhe gjykatës në favor të tyre.
Por mësohet se SPAK po heton te zona e “Ranës se Hedhun” deri në Velipojë, e në grykëderdhjen e lumit Buna, se kush fshihet pas pronarëve të tokave dhe pas planeve për resorte turistike. Të njëjtat burime sekrete treguan se tani prokurorët janë në hetime për zgjedhjet e 11 majit, por menjëherë hetimet do të vazhdojnë për te “Rana e Hedhun” dhe kullat e projektuara në Tiranë.
Po hetohet qeveritarë qendrorë e vendorë, oligarkë e grupe të strukturuara kriminale. Hetimet po shikojnë bankat, paratë se si paguhen e nga kush vijnë, lejet e ndërtimit. Po kështu janë nën hetim edhe gjykatës të shkalleve të ndryshme në piramidën e drejtësisë, avokatë që bëjnë punën e sekserit mes bandave kriminale dhe gjykatësve.