SPAK zbarkon në qelitë e Durrësit, në sitë edhe Veliaj me Beqajn
Me kërkesë të SPAK-ut, Policia e Burgjeve zhvilloi kontrolle të befasishme në ambientet e paraburgimit në Durrës.
Gjatë verifikimeve u kontrolluan edhe qelitë ku mbahen kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, si dhe ish-ministri Ilir Beqaj. Aksioni kishte si objektiv zbulimin e telefonave celularë apo sendeve të ndaluara, por nuk u konstatuan shkelje.
Kontrollet vijnë në një moment të ndjeshëm, vetëm pak ditë pasi Veliaj u paraqit në Gjykatën Administrative, ku kërkoi shfuqizimin e dekretit presidencial për emërimin e prokurorit Olsi Dado. Aksioni konsiderohet pjesë e masave të shtuara për monitorimin dhe kontrollin e ambienteve të sigurisë së lartë.
KOHA JONË SONDAZH

