Spartak Ngjela: A ka dalë sot shoqëria shqiptare psikologjikisht nga karakteri i turmës?!
Nga Spartak Ngjela
A ka dalë sot shoqëria shqiptare psikologjikisht nga karakteri i turmës, që ajo e kishte në politikën e viteve 90′ të shekullit që kaloi?
Turmë në shqip do të thotë: Një grumbullim i pastruktiruar njerëzish të cilët mund të jenë tifozë të një skuadra apo dhe përkrahës të partie apo të një individi në politkë, ose edhe në art apo në sport.(Fjalori i Gjuhës Shqipe)
I.
Turma nuk ka më asnjë vlerë në historinë e shtetit modern perëndimor. Ajo ekziston; por nuk ka forcën e pushtetit, sepse nuk e sjell dot më në pushtet përfaqësuesin kryetar të një turme; por vetëm përfaqësuesin e një partie të strukturuar politikisht me statut juridik dhe të ndërtuar në funksion të votës së lirë.
Po ta shohësh me një vëmendje teorike të psikologjinë shoqërore të një shoqërie, ne shqiptarët si shoqëri, që nga viti 1945 e deri në vitin 2007 kemi kaluar në qeverisje me individë turmash.
Turmat e Shqipërisë në pushtet kanë kaluar nga turma e Enver Hoxhës, te turma e Sali Berishës, nga turna e Sali Berishës tek figura jo populiste e Fatos Nanos që nuk e përfillte turmën, ku dhe shoqëria politike filloi të ecë në rrugën e racionales.
Kurse tani vihet re se me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste; psikologjia e turmës është larguar nga pushteti edhe pse mitingjet politike janë pak a shumë ende tek psikologjia e turmës.
II.
Por na duhet të theksojmë se psikologjia e turmës e dominoi edhe shoqërinë perëndimore për afër 200 vite; por tani gjithçka është përqendruar dhe është në dorën dhe në vullnetin e elitës së lartë intelektuale që drejton Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sepse në kohën tonë psikologjia e turmës ka kaluar në sistem partiak, i majtë apo i djathtë; dhe karriera politike nuk ka mundësi që ta trajtojë elektoratin politik si turmë, sepse janë organet e partive, programet politike të partive dhe fjalimet e liderëve të partive që po tentojnë kah racionalia..
Dhe kjo do të thotë se tani edhe në Shqipëri është dobësuar në maksimum që partia politike të ketë një lider jashtë arsyes politike dhe i përqendruar në botën instiktive të turmës.
Prandaj po kuptohet se tani, si shoqëri, ne shqiptarët po largohemi nga karakteri politik i psikologjisë së turmës; sikundër që ajo ishte në vitet 90′ e deti në vitin 2008.
Gjithsesi, megjithatë, na duhet të vëmë në dukje se koha sërish po kërkon ndryshime në lidhje me emancipimin e liderëve të dy partive të mëdha politike në Shqipëri. Dhe kjo duhet pritur se kjo kohë tani ka të bëjë direkt me demokracinë dhe me drejtimin racional të qeverisë dhe të parlamentit që i duhet të drejtojë Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

