Specializimet në Mjekësi, studentët akuzojnë: Abuzime me listën përfundimtare

Publikimi i listës përfundimtare të përfituesve të specialiteve në mjekësi ka ngjallur kundërshtime. Një pjesë e studentëve që nuk rezultojnë fitues akuzojnë se procesi është shoqëruar me parregullsi. 

Tirane-  Dalja e listës përfundimtare e specializimeve në Universitetin e Mjekësisë ka sjellë reagime të studentëve të mjekësisë të cilët protestuan në mbrëmjen e së martës, 13 janar 2015 para fakultetit.

Ata thonë se janë bërë një sërë parregullësish.

“Në listat paraprake për specializime njerëz që kishin zgjedhur degë të tjera çuditërisht dolën fitues në degë të tjera. Një student kishte zgjedhur mjekësi interne nuk ishte fitues tek kjo degë, por çuditërisht  doli fitues tek një degë tjetër.  Sot në mëngjes (13 janar 2015) në orën 04:00 emrin e çoi në një degë ku kishet shanse për të fituar,” thotë një studente.

Abuzimet, sipas studentëve kanë ndodhur që në konkurim, në kriteret e pranimit dhe lista është ndryshuara nga ajo paraprake tek përfundimtarja duke bërë që shumë studentë të mos rezultojnë fitues në këtë listë.

“Disa prej mjekëve që sot janë të regjistruar dhe fitues ndër të parët janë futur pa licencë. Janë të dokumetnuar tek AKP, nëse futen sheh që më datën 15 këta persona kanë dhënë provimin, ndërkohë që ne e kemi mbyllur regjistrimin më datën 13 , aq më shumë që  licenca do një muaj, nëse shpejton maksimumi një javë. 70 vetë janë futur pa dokumenta” thotë një studente tjetër.

Protesta erdhi disa orë pas deklarateve të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili tha se 380 kandidatët fitues do të vijojnë studimet sipas degëve të preferuara, por stundetët deklarojnë se ka patur abuzime me këtë listë.

SHKARKO APP