Spektakli i shpenguar i festës, policia e Tiranës penalizon 78 drejtues automjetesh

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se Ggjatë mbrëmjes së djeshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.
Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe shkelje të tjera të ndryshme.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, gjatë mbrëmjes së djeshme janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative 78 drejtues automjetesh:
– 21 masa për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 17 që kanë qarkulluar me shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 20 pa vendosur targat në automjete;
– 20 për shkelje të tjera të ndryshme.
Policia Rrugore e Tiranës mbetet e angazhuar për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të ndryshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve dhe që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP