Spiropali mesazh në ditën e Proçesionit të Epitafit të së Premtes së Zezë: Ringjallja do të vijë shumë shpejt

Në atmosferën e shenjtë të Pashkëve, besimtarët ortodoksë sot përkujtojnë të Premten e Zezë ditën që simbolizon flijimin Jezus Krishtit në kryq. Një urim për besimtarët e ka dhënë edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

”Sonte, me Proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë, besimtarët e krishterë përkujtojnë mundimet e vuajtjet e Jezu Krishtit dhe vdekjen e Tij në kryq. Me besimin e lutjet se Ringjallja do të vijë shumë shpejt.

Ringjallja e Jezusit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i dritës mbi errësirën, i të mirësmbi të keqen, një fitore universale, e cila bën që të shpresojnë, fitojnë, gëzojnë, bashkohen dhe lumturohen të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet dhe të gjitha kohërat”,-uron Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?