Spiropali: Të gëzohesh se flaka në Kuvend zë faqet e para të gazetave, do që vendi yt të kthehet prapa

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar kaosin e shkaktuar nga grupi i Bardhit dhe Berishës në Kuvend.

Nga Shkodra ku po mbahet Asambleja e PS-së, ajo tha se dikush që mburret me faktin që zhvillimet e dhunshme në Kuvend kanë zënë faqen e parë të gazetave të huaja, do të thotë se ai person kërkon që vendi të kthehet pas nga progresi i bërë.

“Numrat e shumtë të turistëve nuk vijnë vetë, ato vijnë me transformimin e infrastrukturës, me një ekonomi të qëndrueshme. Pamjet që ata po duan t’i tregojnë botës nga Kuvendi me lumturi e krenari të madhe që zjarri në Kuvendi ne Shqipërisë ka zënë faqet e gazetave ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mburrësh se i vë flakën Kuvendit tënd, do të thotë se do që vendi yt të kthehet pas, nuk do të shohësh asnjë lloj pune sepse i ka bërë Edi Rama”,-u shpreh Spiropali gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?