Spiropali vizitë në Endeta Dental Clinic: Çdo javë pret rreth 40 pacientë të huaj me paketa të plota

Kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS në qarkun Tiranë, sot zhvilloi një vizitë tek ”Endeta Dental Clinic” në Bothore të Kamzës. Sipas Spiropalit, kjo klinikë çdo javë pret rreth 40 pacientë të huaj me paketa të plota. ”U riktheva sot pas vizitës sime të parë në vitin 2021 dhe pashë zgjerimin e klinikës. Liqeni i Paskuqanit është një tjetër vlerë për pacientët, ideal për shëtitje dhe relaks gjatë qëndrimit”,-shkruan Spiropali në facebook.

Postimi i plotë

Vizitë në Endeta Dental Clinic, një histori 6-vjeçare suksesi, e specializuar në kirurgji dentare dhe shërbime të avancuara, që çdo javë pret rreth 40 pacientë të huaj me paketa të plota: nga pritja në aeroport, trajtimet dentare cilësore dhe akomodimi në 14 dhoma.

U riktheva sot pas vizitës sime të parë në vitin 2021 dhe pashë zgjerimin e klinikës. Dr. Dini Tahrja më tregoi se janë në prag të një investimi tjetër për të përballuar kërkesën në rritje. Liqeni i Paskuqanit është një tjetër vlerë për pacientët, ideal për shëtitje dhe relaks gjatë qëndrimit.

Endeta Dental Clinic është një shembull i shkëlqyer se si zhvillimi urban i jep frymë biznesit dhe suksesi individual përkthehet në mirëqenie për komunitetin.

SHKARKO APP