Sterkaj: Me Ramën nuk folëm për akuzat e Doshit

Deputeti Paulin Sterkaj pranoi se është takuar me kryeministrin Edi Rama, siç raportohet në media.

Por ai tha se nuk është diskutuar me Ramën në lidhje me akuzat që ka bërë ndaj qeverisë deputeti Tom Doshi.

Mediat kishin raportuar se Rama ka diskutuar me disa deputetë në lidhje me pakënaqësinë e Doshit, duke thënë se ai është një qëndrim personal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sterkaj tha se me Ramën nuk është folur për performancën e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se i takon Ramës të vendosë për qeverinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?