Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 09:28 Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi Një situatë e pazakontë ka shoqëruar seancën e parë stërvitore të Mauricio Pochettinos te Manchester United. Ajo që duhej të ishte një stërvitje me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Stimujt tatimorë, plani i qeverisë gjermane për të tërhequr punëtorë nga jashtë

Aktualitet E diel, 28 Korrik 2024 08:25
Stimujt tatimorë, plani i qeverisë gjermane për të tërhequr punëtorë nga jashtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si pjesë e “iniciativës së saj të rritjes”, qeveria gjermane planifikon të prezantojë një dispozitë sipas së cilës profesionistët e sapoardhur në Gjermani mund të kenë 30, 20 dhe 10 për qind të pagës së tyre bruto pa taksa për tre vitet e para. Për këtë përfitim do të përcaktohet një kufi i poshtëm dhe i sipërm për pagën bruto. Pas pesë vitesh, është planifikuar të vlerësohet efektiviteti i kësaj mase. Në Gjermani, si rregull, aplikohet një taksë progresive mbi të ardhurat në masën prej 14 për qind deri në maksimum 45 për qind, varësisht nga të ardhurat.

Ndërsa përkrahësit e kësaj mase për punëtorët e huajduan ta bëjnë tregun gjerman të punës sa më tërheqës financiarisht për punëtorët e huaj të kualifikuar, ata kundërshtohen ashpër nga përfaqësuesit e sindikatave. Sindikatat i frikësohen një “sistemi të taksimit të dyfishtë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck, nga ana tjetër, thekson se ekspertët preferojnë të shkojnë në vende të tjera, për shembull në Skandinavi, për shkak të kushteve më të mira tatimore dhe beson se “ia vlen të provohet kjo masë dhe të sjellë njerëz në Gjermani në këtë mënyrë.”

Ministri Federal i Financave Christian Lindner u referohet rregullave të ngjashme që ekzistojnë në shumë vende të tjera evropiane.

Burokracia dhe taksat e larta ndër problemet e mëdha
Burokracia dhe taksat e larta ndër problemet e mëdhaFotografi: Florian Gaertner/photothek/IMAGO

Ja si duket në disa prej tyre.

Portugalia

Vendet e Evropës Jugore po përpiqen veçanërisht të tërheqin ekspertë me stimuj tatimorë. Gazeta Süddeutsche Zeitung e hetoi këtë në shembullin e Portugalisë. Atje, personat me të ardhura të larta dhe përkthyes të pavarur, të cilët mund të punojnë nga kudo në botë, do të joshen nga një normë të thjeshtë tatimesh mbi të ardhurat prej 20 për qind e vlefshme për dhjetë vjet. Normalisht, në këtë vend punonjësit paguajnë një taksë progresive prej 14.5 deri në 48 për qind.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kushti për aplikimin e normës 20 për qind është që punëtorët të kalojnë më shumë se gjysmën e vitit në Portugali dhe të punojnë atje. Ky rregull nuk zbatohet për pensionet, të ardhurat nga kapitali apo dividendat. Kjo shkaktoi pakënaqësi në vendet e BE-së me taksa të larta mbi kapitalin, pasi pensionistët e pasur filluan të shpërngulen në Portugali.

Mund t'ju interesojë

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Para 9 minutash
Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Dita e tretë në Kosovë, Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi nën masa të shtuara sigurie

Para 21 minutash
Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët shohin shenja të problemeve në flotë

Nëndetësja bërthamore britanike HMS Vengeance kthehet pas 217 ditësh nën ujë, ekspertët...

Para 28 minutash

Kjo është vetëm një nga dhjetëra masat reformuese që Portugalia dëshiron të nxisë ekonominë e saj. Kështu, për shembull, masa e tatimit mbi fitimin synohet të ulet gradualisht nga 21 në 15 për qind.

Sipas të dhënave nga agjencia Reuters, gjithsej 74.000 persona kanë përdorur normën e taksave preferenciale në vitin 2022. Rregulli 20 për qind ekziston në një formë të modifikuar që nga viti 2009 dhe synohej si një nga masat e shumta për të rritur produktivitetin e vendit nën ndikimin e krizës financiare.

Spanja

Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar - a do të ketë lehtësime?
Gjermania kërkon punëtorë të kualifikuar – a do të ketë lehtësime?Fotografi: picture alliance/dpa/dpa-Zentralbild

Në Spanjën fqinje, ka gjithashtu një normë të reduktuar tatimore për punëtorët e huaj. Kjo “normë tatimore për të huajt” është më e lartë se në Portugali. Këtu zbatohet rregulli, sipas të cilit profesionistët mund të presin një normë tatimore prej rreth 24 për qind.

Italia

Rregullat në Itali janë shumë të ndërlikuara dhe varen nga shumë detaje: sa kohë keni qenë në vend, sa fitoni, varet nga numri i fëmijëve dhe mosha e fëmijëve në familje. Sipas blogut Itaxa (një shërbim online që reklamon “rregullat ndërkombëtare tatimore me fjalë të thjeshta”), deri në 90 për qind të të ardhurave mund të jenë pa taksa – por vetëm në kushte optimale dhe për këtë arsye rrallë.

Suedia

Vendet e Evropës Veriore japin gjithashtu lehtësira tatimore. Një studim i Qendrës së Informacionit të Leibniz për Ekonominë i vlerësoi këto lehtësime tatimore si efektive, por gjithashtu paralajmëroi për efektet negative për vendet e origjinës, pasi ato mund të nxisin një ikje të trurit.

Në Suedi, 25 për qind e të ardhurave janë të përjashtuara nga taksat. Sipas firmës konsulente Ernst & Young, vendi madje rriti stimujt tatimorë në vitin 2024. Punonjësit josuedezë të kualifikuar me të ardhura rreth 10.000 euro në muaj tani duhet të tatojnë vetëm 75 për qind të të ardhurave të tyre për shtatë vjet në vend të pesë vitesh sa ka qenë deri tani.

Danimarka

Në Danimarkë, veçanërisht ekspertë të kualifikuar, për shembull shkencëtarët, paguajnë vetëm 27 për qind të tatimit mbi të ardhurat për shtatë vjet – plus kontributet sociale. Punonjësit e tjerë me një pagë mujore prej rreth 10.000 € paguajnë vetëm një normë tatimore prej 32.84 për qind – edhe pse shkalla më e lartë tatimore në Danimarkë është në fakt 53 për qind.

Holanda

Edhe në Holandë, ekspertët e kërkuar mund të kursejnë ndjeshëm taksat. Aty zbatohet “rregulli 30 për qind” (që do të thotë se pothuajse një e treta e të ardhurave janë pa taksa), që është tërheqëse, por edhe e diskutueshme dhe vazhdimisht në ndryshim.

Rregulli është një mënyrë për të arritur “drejtësinë tatimore”, pasi ka shumë opsione për deklarata tatimore individuale me shumë mundësi për zbritje të taksave.

Nga rregullat komplekse shihet se ky nuk është një lehtësim masiv tatimor – as një “bujaritet” i qëllimshëm për të mbushur boshllëqet me emigrantët. Rregulli synon të transferojë sistemin e lehtësirave pa taksa për një periudhë të caktuar te të huajt në Holandë në mënyrë që të lehtësojë përshtatjen e tyre. Ky është ndryshimi më i rëndësishëm në krahasim me diskutimin që po zhvillohet në Gjermani.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi
Para 2 minutash

Stërvitja e parë e Pochettinos te United përfundon në YouTube, klubi kapet në befasi

GTA 6 thyen rekorde, shënon mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e parë
Para 6 minutash

GTA 6 thyen rekorde, shënon mbi 2.3 miliardë dollarë të ardhura që në ditën e parë

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës
Para 9 minutash

Shifra rekord pasagjerësh në aeroportin e Tiranës

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania
Para 21 minutash

Guardiola elozhe për Klopp: Do të rikthejë krenarinë te Gjermania

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 12 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 12 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 10 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.