Stop shpejtësisë gjatë drejtimit të automjetit – shpejtësia vret jetën!

Policia Rrugore vijon të jetë sensibilizuese për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, për moderimin e shpejtësisë së lëvizjes, për të koontribuar në normalizimin e situatës, e cila për hir të së vërtetës, shpesh ka bilance lufte.
Me gjithë këto reagime, masat paralajmëruese dhe ato ndëshkuese, sërish në rrugë shfaqen, jo shenjat e sfidës ndaj ligjit dhe injorimit të paralajmërimeve, por një mospërfillje e vdekjes dhe rrezikut.
Konkretisht Policia Rrugore përmes një postimi në faqen e Policisë së Shtetit sjell një rast tipik i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe sfidës së hapur të autoritetit.

Makina në foto e monitoruar nga polisia ecën 170 km/h në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h.
Drejtues mjetesh:
Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?