“Stresi” çmend policinë. E kërkojnë në Zvicër, por është në Tiranë

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si tashmë nga të gjithë si “Stresi” i ka kthyer përgjigje lajmit se rrezikon 5 vjet burg për shkak të arratisjes nga komisariati nr 3. Në një postim në Facebook ai provokon sërish policinë duke e akuzuar atë se e ka ndaluar pa të drejtë. “Ika nga Komisarjati se pashe padrejtesi u shoqerova ne komisarjat pa rraport shoqerimi pa asnje te drejte si qytetare i shqiprise” – shkruan “Stresi”. Ai shkon edhe më tej duke e ngatërruar çështjen e tij me motive politike. “Çdo gje u bo e madhe si bindje politike”. Sdu me u bo i besdisshem por Nuk me trembni dot Jo me 5 vjet Po me 25 Hahahah. Thuhet kam ik ne zvicer Jo Jo Jo jam neper Tirane …” – shkruan Stresi duke postuar edhe një foto nga ekrani i televizorit të tij që shkruan se Lushaj mund të jetë në Zvicër dhe se rrezikon 5 vite burg.  

SHKARKO APP