“Stresi” provokon sërish në Facebook: Jam në Tiranë…

Edhe pse i shpallur në kërkim prej ditësh, këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në një status të fundit ka sqaruar se përse u largua nga Komisariat i Numër 3 në Tiranë.

“Ika Nga Komisariat i se pashë padrejtësi, u shoqërova në komisariat pa raport shoqërimi, pa asnjë të drejtë si qytetarë i Shqipërisë ”, shkruan Stresi në rrjetin social “Facebook ”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Stresit” çdo gjë u bë vetëm për bindje politike. Më tej në komentin e tij ai shton se nuk e trembin 5 vite burg. “Çdo gjë u bë e madhe si bindje politike. S’du me u bo i bezdisshëm, por nuk më trembni dot jo me 5 vjet, po me 25”, thotë këngëtari i shpallur në kërkim nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai si për të sfiduar policinë sqaron se nuk ka ikur jashtë Shqipërisë, por ndodhet në Tiranë. “Thuhet kam ik në Zvicër. Jo. Jo. Jo. Jam nëpër Tiranë …”, përfundon komentin e tij “Stresi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?