Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës në protestë, bllokohet rruga
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës e Urbanistikës janë sot në ditën e dytë të protestës.
Mëngjesin e sotëm ata janë mbledhur sërish para fakultetit me thirrje kundër vendimit që detyron të paguajnë tarifë për çdo kredit të provimeve të mbartura. Studentët janë vendosur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Studentët shprehen kundër vendimit, duke kërkuar anulimin e tij. Më pas, të gjithë bashkë kanë nisur marshimin drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.
Studentët kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur.
Ata kërkojnë gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të bëhet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/399211180884166/