Studentët e Mjekësisë sërish në protestë, hedhin letra higjienike tek Ministria e Arsimit

Edhe këtë të hënë studentët e Mjekësisë e kanë vijuar protestën kundër ligjit që i detyrojnë të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ata e kanë bojkotuar vitin e ri akademik, që në nisje të tij. Të veshur me uniformat e bardha, me pankarta me thirrjet kundër vendimit që i detyron të punojnë në vend për 5 vite, pas përfundimit të universitetit, studentët e Mjekësisë janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit dhe kanë hedhur drejt saj letra higjienike. Ata i bëjnë thirrje Ogerta Manastirliut të japë dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?