Studentët ende mësim online, Rakacolli tregon se çfarë do të ndodh më tej

Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, bëri me dije se studentët do të vijojnë edhe për 2 javë mësimin online. Kryetarja e këtij Komiteti, njëherësh edhe zv/ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se shumica e anëtarëve të Komitetit Teknik janë vetë pedagogë mirëpo përpara çështjes së mësimdhënies kanë si prioritet sigurimin e shëndetit të popullatës. Ajo vijoi se vendimi ka qenë unanim.

”Vazhdimi për mësimin online u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve duke menduar se kjo ishte zgjidhja më e drejtë”,-tha Rakacolli duke shtuar se kjo nuk është një risi shqiptare, por një masë e ndërmarrë edhe më gjerë në vendet e tjera.

”Situata epidemiologjike dhe tendenca e saj duket në të paktën dy javë, këto dy javë, java 52-53 krahasuar me dy javët e shkuar ka pasur një tendencë në ulje të incidencës nga rreth 250 në rreth 220, por është një rënie e lehtë dhe duhet parë këto dy javë nëse do të konfirmohet në rënie, apo nuk është kështu”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?