Studenti rreh me grushta pedagogen e Shkencave Sociale

Një pedagoge e Shkencave Sociale është dhunuar nga një student në ambientet pranë Fakultetit në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se pedagogia me iniciale A.Z ka denoncuar për dhunë 24-vjeçarin Aldo Cjapi.

Pedagogia 28-vjeçare pretendon se studenti e ka goditur me grushte e shkelma. Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Aldo Cjapi.

SHKARKO APP