Studiuesja, Elena Kocaqi (Levanti) merr urdhër-mbrojtje nga Gjykata, e kërcënoi ish-vjehrra

Ish-bashkëshortja e Marjan Levantit, i cili pak ditë më parë i plagosi me thikë dy prindërit dhe vëllain, ka marrë urdhër-mbrojtje nga gjykata.

Sipas policisë, Elena Kocaqi, 41 vjeç, është kërcënuar nga ish-vjehrra Afërdita Levanti 59 vjeç, se do t’i merrte fëmijën 8 vjeç.  Ka qenë vetë Kocaqi e cila ka bërë padi në polici, duke kërkuar edhe urdhër-mbrojtje nga gjykata .

“Më datë 25.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Aferdita Levanti vjeç 59 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i marrë në mënyrë të padrejtë fëmijën D.L, 8 vjeç, bashkëshortes së djalit, E.L, vjeç 41 banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?