Stuhia në Vlorë, mblidhet Shtabi i Emergjencave

Reshjet kanë rritur ndjeshëm prurjet në Lumin e Vjosës, që rrezikon të dalë nga shtrati. Më problematike paraqitet situata në Urën e Mifolit ku rrezikohen katër banesa.

Për të vlerësuar situatën u mblodh paraditen e së shtunës Shtabi i Emergjencave Civile, ku parësore ishte shmangja e tragjedive.

Përveç përmbytjeve, reshjet e shumta dhe era e fortë e natës së premte shkaktoi edhe një sërë defektesh teknike në rrjetin elektrik e për pasojë disa zona mbeten pa energji për disa orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situatë e rënduar në furnizimin me energji elektrike ishte edhe në rrethin e Lushnjes ku stuhia dëmtoi të 28 fidrat e furnizimit. Grupet e punës të OSHEE kanë riparuar 25 prej tyre duke rikthyer energjinë në pjesën më të madhe të rrethit dhe po vijon puna për riparimin edhe të 3 fidrave të tjerë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është nisur drejt Fierit për të parë nga afër gjendjen e hidrovorëve, të cilët nuk punon prej dy ditësh për shkak të mungesës së energjisë elektrike.  Ai i ka bërë thirrje OSHEE-së të rikthejë energjinë në hidrovorët e Fierit, sepse situata është shqetësuese.

“Mua nuk më duhet furnizimi me energji elektrike në kohë të thatë, por nevojitet energji edhe në kohë reshjesh, pasi rrezikohet përmbytja edhe e vetë hidrovorëve, përveç përmbytjeve që mund të shkaktohen në qytetin e Fierit”, – deklaroi Panariti.

Edhe banorët e Fierit, që jetojnë pranë lumit Gjanica, janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm në rast të intensifikimit të reshjeve të shiut. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?