Suedia apelon për “gatishmëri lufte” në Evropë. Kina pushton Tajvanin, Rusia sulmon Europën

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia.

“Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, raporton DPA.

Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse”, duke bërë përparime të mëdha në armët me rreze të gjatë dhe në luftën elektronike, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai paralajmëroi se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) duhet të koordinohen më ngushtë në mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Flasim për një larmi brenda aleancës sa i përket investimeve në mbrojtje,” tha Jonson. “Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk dua të shoh fragmentim në investimet për mbrojtjen”.

Pas neutralitetit gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia iu bashkua NATO-s vitin e kaluar, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne e shohim Ukrainën si mburojë – ose si shpatë, nëse doni – kundër zgjerimit ushtarak rus”, tha ai.

“Por, tani, po shohim gjithashtu se barra e mbështetjes financiare për Ukrainën po mbahet nga gjithnjë e më pak aleatë brenda NATO-s”.

Jonson kërkoi, gjithashtu, një bashkëpunim më të fortë dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë, duke argumentuar se të dy qeveritë duhet të promovojnë standardizimin dhe kontratat afatgjata.

Sipas tij, Berlini dhe Stokholmi po ndjekin një rrugë të ngjashme për strategjinë e mbrojtjes.

Të dy vendet po investojnë shuma rekorde në mbrojtje, pas një periudhe të gjatë të investimeve të vogla, ndërsa përballen me të njëjtat sfida nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimi rus në rajonin e Detit Baltik.

Dyshimet janë se Kina do pushtojë Tajvanin që do të sjellë reagim amerikan dhe përqendrim të krejt forcave atje, kurse Rusia do sulmojë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik që sot janë në NATO apo në BE.

Kjo praktikisht sjellë luftën e tretë botërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?