Sulm me armë në SHBA, humbin jetën katër persona

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një sulm me armë në Gjeorgji, SHBA.

Ky lajm u bë i ditur nga policia, e cila tha se është në kërkim të autorit të sulmit i cili vrau katër persona në Hampton, Henry County.

Sipas autoriteteve i dyshuari është një burrë 50-55 vjeç, dhe i gjatë rreth 1.80m. Ai kishte veshur një këmishë të errët me nuanca të kuqe. Ata kanë publikuar edhe detajet e makinës që dyshohet se drejtonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një deklaratë nga zyrtarët u tha se policia po hetonte “incidentin me të shtëna aktive” që ndodhi të shtunën në Hampton, një qytet me rreth 8,500 banorë rreth 40 milje në jug të Atlantës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mund të konfirmoj se katër persona kanë vdekur”, tha zëdhënësja e qeverisë së qarkut Melissa Robinson, “Për momentin, i dyshuari është ende i lirë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?