Sulmi në redaksinë e një reviste në Francë, Holande: Do pëgjigjemi ashpër

Dy persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në selinë e redaksisë së revistës satirike franceze ‘Charlie Hebdo” në qendër të Parisit duke shkaktuar një masakër. Prokuroria franceze flet për 11 të vdekur, por numri mund të rritet. Media franceze flasin për disa të plagosur, mes tyre 3 agjentë.

Revista është e njohur për satirën e saj provokative dhe ironike. Revista ditët e fundit publikoi një karikaturë të liderit të IS Ebu Bekr el-Bagdadi. Rreth 15 minuta para atentatit, revista kishte publikuar në Twiter një karikaturë të Abu Bakr al-Baghdadi,i vetëquajtur lider i shtetit Islamik. Dy personat që kryen sulmin, sipas dëshmitarëve kanë thirrur "Allah Akbar".Dy personat kanë arritur të largohen me një makinë pasi kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe e kanë detyruar të ikë nga mjeti. Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve. Ata kanë qenë pa maska por të veshur me të zeza

Charli Hebdo shpesh ka qenë në vëmendje të ismalikëve për shkak të karikaturave të profetit Muhamet. Ndërkohë e përditshmja franceze “ 20 Minutes” ka arritur të kontaktojë në telefon me një nga punonjësit e redaksisë të cilët kanë thënë se “është një masakër e vërtetë. Ka viktima”. Më pas linja ka rënë.

SHKARKO APP