Sulmi në Shën Petërburgut /Dade mesazh ambasadorit Karpushin: Solidarizohemi me popullin rus

Kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, Arta Dade, përmes një mesazhi, i shprehu sot ngushëllimet ambasadorit të Federatës Ruse në Shqipëri, Alexander Karpushin, për viktimat e sulmit terrorist, në metronë e Shën Peterburgut.

“Me trishtim të thellë mësuam për sulmin terrorist të ditës së hënë në metronë e Shën Petersburg, i cili i mori jetën mbi 11 njerëzve të pafajshëm dhe plagosi mbi 50 të tjerë. Në këto momente dhimbjeje, në emër të Komisionit të Kuvendit të Shqipërisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe në emrin tim personal, dua t’ju transmetoj Juve dhe nëpërmjet Jush familjeve të viktimave dhe të të lënduarve ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të simpatisë”, thuhet në mesazhin e znj. Dade.

Duke shprehur solidaritetin tonë me popullin rus, vijon më tej mesazhi, Shqipëria mbetet e angazhuar në luftën kundër terrorit dhe ekstremizmit të dhunshëm në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?