Sulmi terrorist në Paris, Le Pen: Referendum për rikthimin e dënimit me vdekje. Po në Shqipëri?

Një ditë pas sulmit terrorist mbi gazetën satirike franceze “Charlie Hebdo”, i cili la 12 të vdekur, udhëheqësja e Frontit Kombëtar të Francës, Marine Le Pen ka deklaruar se nëse i fiton zgjedhjet e ardhshme do të organizojë referendum për rikthimin e dënimit me vdekje në Francë.

“Personalisht besoj se dënimi me vdekje duhet të ekzistojë në arsenalin tonë ligjor”, ka thënë Marine Le Pen për kanalin francez, France2, transmeton Gazeta Express.

Le Pen, bën thirrje që autorët e sulmit terrorist në satiriken “Charlie Hebdo”, të dënohen me vdekje.

“Unë gjithmonë kam thënë se do t’u jepja rastin qytetarëve francezë, që ta shprehin mendimin e tyre për këtë çështje përmes referendumit”, ka shtuar ajo.

Dënimi me vdekje është aplikuar në Francë deri në vitin 1977. Personi i fundit të cilit i është ekzekutuar dënimi me vdekje në Francë, është Hamida Djandoubi, e cila është ekzekutuar në shtator të vitit 1977. Dënimi me vdekje është shfuqizuar ligjërisht më 9 tetor të vitit 1981, në kohën e presidentit Mitterreand.

Gjatë intervistës, Le Pen ka shtuar se do të donte të bisedojë me presidentin e Francës, Francois Hollande për islamin radikal në Francë dhe siç ka thënë ajo për “masat që duhen ndërmarrë për t’i mbrojtur shtetasit e tyre”. Le Pen është kategorikisht kundër “fundamentalizmit islamik” i cili sipas saj, po shkakton mijëra vdekje çdo ditë nëpër botë”.

Po ne Shqiperi pse nuk behet referendum per vendosjen e ligjit te denimit me vdekje? Kur ka dhjetra kriminele e vrases qe vrasin e nuk denohen me vdekje?! Ose denohen pasi kane bere masakra dhe dalin pas disa viteve. O ka vend per ne Shqiperi te vendoset denimi me vdekje ose nuk ka vend tjeter ne Europe. Nese fiton referendumi francez qe kerkohet duhet patjeter edhe ne Shqiperi te vendoset denimi me vdekje. Kur marrin jete njerezish perse te mos iu merret jeta e tyre , me ligj?!

SHKARKO APP