Sulmohen mediat online në Francë, jashtë funksionit edhe “Le Parisien”

Disa media online në Francë janë jashtë funksionit prej disa orësh, ndërsa dyshohet se janë sulmuar nga hackerat. Radioja “France Inter”, faqja e internetit e “Mediapart”, ajo e “20minutes”, madje edhe faqja në internet e gazetës së njohur “Le Parisien” dhe ajo e “L’express” janë të paarritshme për momentin.
Të gjitha këto faqe interneti janë të kompanisë “Oxalide”, e cila në rrjetin e saj në “Twitter” shpjegon se bëhet fjalë një incident që ka prekur qendrën e rrjetit.
“Burimi i mosfunksionim është identifikuar. Ekipet janë duke punuar.”- shkruhet në faqen e kompanisë.
Ndërkohë, sipas gazetës “Le Figaro”, edhe faqe të tjera interneti të kësaj kompanie, por që nuk janë mediatike, janë të paarritshme, si për shembull kompania e shitjes së makinave “Alinea” apo kompania tjetër “Kiloutou”.

SHKARKO APP