Sulmohet ish-kreu i SHIK-ut në Berat

Ish kreu i SHIK-ut në Berat Artan Dauti, është sulmuar nga disa persona të maskuar mbrëmjen e sotme në qytetin e gurtë.

Dauti kishte 3 ditë që kishe ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton me familjen prej vitesh në Itali. 48-vjeçari Dauti mësohet se është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij, ndërsa është transportuar në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është vendosur në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artan Dauti ka qenë shef i SHIK­ut në Berat në vitet 93­96.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?