Superoperacion i policisë për drogë (VIDEO)

Një superoperacion i Policisë Shqiptare po zhvillohet në Elbasan. Është arritur të sekuestrohet një labrator droge që dyshohet se shërbente si qendër për përgatitjen e drogës për në vedne të tjera.

Në Fushë Labinot ishte ngritur një laborator droge që pasi e përpunonte lëndën narkotike, kryesisht kokainë e heroinë trafikantët e çonin në vende të ndryshme të Europës. Në pranga janë vënë 8 persona, mes tyre një portorikan, një kolumbian, ndërsa emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur nga uniformat blu. Operacioni i policisë është bërë njëkohësisht në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Durrës në bashkëpunim dhe me Europol dhe Interpol dhe të vendeve të Amerikës Latine. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurorë të Krimeve të Rënda.

Në pranga ka rënë dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.

Emrat e personave të arrestura në Laboratorin e drogës në Elbasan.

Shtetasit shqiptarë të janë:

Gentian Gjonaj
Arian Dalipi
Ilir Hyseni
Klemend Dalipi nga Elbasani
Ermal Hoxha
Saimir Batku nga Tirana

Dy shtetasit kolumbianë janë:

Cesar Avila
Walther Moreno

Ky laborator konsiderohet si më i madhi në Ballkan. Mësohet se operacioni i koduar “Xibraka” është zhvilluar  nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me INTERPOL,  EUROPOL dhe policinë gjermane. Po ashtu përveç sasisë së kokainës janë sekuestruar 10 mjete luksoze dhe 120 aparatë celularë dhe disa armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues më të  lartë të policisë se shtetit, ndërkohë që operacioni po vijon dhe është shtrirë në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë.Ndërkohë në Tiranë është kapur një mjet 4×4  me 20 kilogram kokainë dhe një sasi kartmonedha Euro, por nuk dihet nëse ka lidhje me laboratorin në Elbasan.

SHKARKO APP