Tahiri: 10 vjet burg atij që nxjerr fëmijën për të lypur

 

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka thënë sot se do të merren masa të ashpra për prindërit që nxjerrin fëmijët për të lypur.

Duke deklaruar saktësisht se ata do të dënohen deri në 10 vjet burg.

“Çdo fëmijë që kërkon lëmoshë është viktimë e familjes së tij më së pari. Policia do të fillojë të kërkojë aplikim rigoroz të legjislacionit, për dënim deri në 10 vjet heqje lirie për prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijës dhe i nxjerrin e shfrytëzojnë ata për të kërkuar lëmoshë. Edhe dhënia lëmoshë nga secili është gabim po aq i rëndë, pasi ushqen sistemin kriminal dhe të paligjshëm të trafikimit të fëmijëve”, ka thënë Tahiri gjatë fjalës së tij në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. 

SHKARKO APP