Tahiri dhe Haxhinasto inspektojnë rezervuarin e Manskurisë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ai i Transportit, Edmond Haxhinasto kanë inspektuar rezervuarin e Manskurisë në Golem.

Ministri Tahiri ka theksuar se gjendja në digën e Manskurisë është normalizuar dhe nuk ka asnjë rrezik që të përsritet situata e ditëve të kaluara.

Ndërsa Haxhinasto tha se është zhbllokuar një nga tubat kryesore të emergjencës. Gjatë reshjeve të ditëve të fundit, situata në rezervuarin e manskurisë ishte problematike, si rezultat i rrezikut të shpërthimit të digës, i cili rrezikonte të përmbytëte zonën e Golemit.

SHKARKO APP