Tahiri: Kamerat e sigurisë, fillimisht te bizneset me risk të lartë

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri përshëndeti sot miratimin e ligjit për mbrojtjen e sigurisë publike, duke falënderuar deputetët që dhanë votën pro në seancën e ditës së djeshme në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë deklarata ai e dha gjatë ceremonisë së inaugurimit të godinës së re të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë.

Tahiri shtoi se tashmë nis puna për zbatimin e ligjit dhe të parët që do të duhet të pajisen detyrimisht me kamera sigurie janë bizneset që kanë më shumë risk.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pastaj do të fillojmë me shkollat, kopshtet, që duhet të kenë masa sigurie. Pyes prindërit nëse është më mirë të kemi shkolla me masa sigurie të forta, apo të kemi fenomene siç ishte rrahja e atij fëmijës në kopësht. Ky është momenti për t’u ndërgjegjësuar sepse ngjarjet duhet parandaluar”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, ligji për kamerat është më i rëndësishmi që është miratuar deri më sot.

Vjedhja e fundit që ndodhi në një bankë të nivelit në zonën e ish-bllokut, për ministrin Tahiri dëshmon nevojën imediate për të garantuar kushtet e sigurisë, pasi në të kundërt, i hapet vetë rrugë grabitësve.

Vjedhja e bankës dëshmoi se ajo bankë i ftonte kriminelët ta vidhnin. Kjo nuk tolerohet në asnjë vend të botës. Po ashtu disa ngjarje me transportin e valutës, nëpërmjet makinave të cilat nuk plotësojnë asnjë kusht dhe disa ngjarje që shërbejnë si faktor nxitës për kriminalitetin.

“Ne jemi vendi i fundit që ndërtojmë këto mekanizma për t’i parandaluar këto ngjarje”, tha ministri i Brendshëm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?