Tapë i dehur drejtonte ambulancën, përplas tre automjete

Drejtuesi i një autoambulance të një materniteti në Tiranë është kapur nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Islam Alla, 47 vjeç u kap ditën e djeshme në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Duke drejtuar autoambulancën ai përplasi tre automjete.

Policia Rrugore i ka bërë testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën  1.00mg/l.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?