Task Forca për drogën, Çako: Me risk këto qytete, jo të pakta rastet e implikimit të policëve

Është mbledhur këtë martës Task Forca e posaçme për drogën, ku po raportohet mbi situatën pas operacioneve të fundit. Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka deklaruar se pavarësisht aksioneve, qarqet me risk më të lartë mbeten Shkodra, Durrësi dhe Vlora.

Ndërkohë, në kuadër të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë goditur 14 grupe kriminale dhe janë finalizuar me sukses 23 operacione, të kryera në bashkëpunim me policitë e vendeve të tjera.

Çako pranoi edhe se nuk kanë qenë të pakta rastet e implikimit të policisë në trafikun e kanabisit. Ndërsa ka publikuar në faqen e tij në Facebook, mbledhjen e Task Force për raportim në Zyrën Operacionale të Situatës, ai shkruan se “Jemi zotuar që këtë vit do të shkruhet fjala FUND në historinë e gjatë të kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë dhe ky zotim do të mbahet me se s’bën. Për Shqipërinë që duam”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të task forcës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?