Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tatimet, urdhër kompanive: Deklaroni pagat reale, i keni nën nivelin e tregut

Aktualitet E premte, 25 Tetor 2019 08:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tatimet po ushtrojnë presion tek kompanitë për të rritur deklarimet e pagave të punonjësve pa këto ditë, pa dhënë argumente ose fakte për nivelin real të pagave në këto njësi biznesi.

Nëpërmjet sistemit të deklarimit online “e-Filing” bizneset kanë marrë një njoftim jo të zakontë nga tatimet në të cilin thuhet:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen ...

Para 3 orësh
MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Para 3 orësh
Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqi...

Para 3 orësh

”Pas një procesi të vazhdueshëm verifikimi për pagat e punonjësve në tregun e punës, është konstatuar që paga e deklaruar nga ju për pozicionin e punës X, është ndjeshëm nën nivelin mesatar të tregut.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Përveçse në shkelje të ligjit, ju sjellim në kujtesë se deklarimi më i ulët i pagave nga ato që realisht paguhen, sjell pasoja për punëmarrësit, duke i privuar ata nga të drejta përfitimi sidomos në të ardhmen.

Me synimin së pari të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, ju ftojmë të reflektoni në deklarimin real të pagave për punonjësit tuaj.

Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore do vazhdojë të monitorojë aktivitetin tuaj dhe për çdo parregullsi për të cilën ju nuk keni ndërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojë me masat që parashikon ligji.”

Një njoftim të ngjashëm morën zyrat e kontabilitetit, klinika mjekësore dhe dentare, por edhe biznese të tjera, ku njoftoheshin për rregullimin e pagave të ekonomistëve, gjinekologëve, kardilogovë, dentistëve etj.

Një nga kompanitë më aktivitet dentar pohoi se disa nga punonjësit e saj, paguhen realisht me paga minimale. “Kam 4 punonjëse, dy ndihmëse, një laborante dhe një pastruese që realisht punojnë me rroga minimale, pasi janë të angazhuar me orare të pjesshme”, thotë Lori që administron një klinikë dentare në Tiranë.

Një ekonomiste tjetër pohon se në kompaninë ku ajo punon, doktori realisht paguhet me pagë të ulët, pasi është i deklaruar part-time dhe punon vetëm një apo dy orë në javë.

Tatimet kishin lajmëruar një aksion për të formalizuar tregun e punës, pasi në shumë vëzhgime dhe anketa është vërtetuar se ka nën deklarim të pagës sidomos në profesionet e lira në mënyrë që të shmangen tatimet. Mirëpo mekanizimi që kanë zgjedhur tatimet për të luftuar informalitetin në këtë drejtim nuk ka argumentet e nevojshëm dhe provat se sa realisht janë pagat për kompanitë e “dyshuara”.

Me një situatë të ngjashme u ndesh edhe qeveria e Berisha në mandatin e parë, ku për të luftuar informalitetin në tregun e punës nisi aplikimin e pagave të referencës në të gjithë kategoritë e punonjësve në të gjithë sektorët. Kompanitë dhe punonjësit nuk mund të paguanin taksa dhe sigurime me poshtë se niveli i pagave referencë. Mirë kjo politikë e cila binte ndesh me parimet e funksionimit të tregut të lirë, ku përcaktuesi i pagës nuk mund të ishte shteti, e penalizoi Shqipërinë vitet e e mëvonshme në indekset e konkurueshmërisë dhe klimës së biznesit. Paga referencë u shfuqizua më vonë në vitin 2012.

Më vonë në vitin 2015 qeveria tentoi të rikthente pagat e referencës në profesionet e lira, por ky vendim u shfuqizua një vit më vonë nga Gjykata Kushtetuese./MONITOR

Etiketat e lidhura

pagat realetatimeturdhër kompanive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 3 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 3 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 3 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 6 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 3 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 5 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.