Taulant Balla në Londër: Diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, festoi së bashku me një komunitet shqiptarësh, përfaqësues të spikatur në fusha të ndryshme, si dhe miq britanikë, festat kombëtare të Nëntorit, atë të Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.

Historia jonë na bën krenarë. Ajo është historia e një kombi të cilit i është dashur të luftojë gjithmonë për lirinë, pavarësinë integritetin dhe dinjitetin tonë kombëtar”, iu drejtua Balla të pranishmëve.

“Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian janë një arritje historike, falë përkushtimit ndër vite të të gjitha qeverive shqiptare në këto tre dekada”, nënvizoi ministri.

Më tej ai shtoi se diaspora duhet të gëzojë të drejtën e votës dhe të mbështetet me programe që nxisin kontributin, ekspertizën dhe investimet e tyre. “Dua t’ju kujtoj regjistrimin e adresës suaj, në mënyrë që ne t’ju ofrojmë më shumë shërbime online nga Shqipëria këtu”, apeloi Balla.

Shqipëria e Britania e Madhe kanë një histori që këtë vit shënoi 101 vite miqësie, tha Balla, duke theksuar kontributin e palës britanike gjatë luftës.

SHKARKO APP