Të dhënat e fundit, rrugët e bllokuara në gjithë vendin

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë dhënë sot detajet e fundit lidhur me situatën e rrugëve si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Në zonat kryesore  të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, por përgjithësisht  gjendja e akseve nacionale paraqitet e permiresuar”,- thuhet në njoftimin e ASHR.

Behet me dije se deri në orën 09:00 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Qarku Tiranë     

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.   Qarkullimi rekomandohet te kryhet me kujdes ne segmentet qe nuk i ze dielli, pasi aty formohen ngrica.

Qarku Durrës

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.               Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik të rënduar ne akset e ketij qarku.

Qarku  Elbasan 

Aksi  Librazhd – Steblevë eshte i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhire. Aksi Elbasan – Gjinar kalohet normalisht                Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Librazhd – Stebleve dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku Berat

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.      Te behet kujdes per shkak te fluksit te makinave dhe ne segmentet rrugore ku punohet.

Qarku Vlorë      

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.              Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.

Qarku Gjirokastër           

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme , sidomos ne segmentet rrugore qe nuk i ze dielli, sepse ne keto vende formohen ngrica.

 

Qarku Korçë      

Vazhdon puna per hedhjen e kripes dhe skorjeve në akset me prezencë te ngricave,  temperaturat gjatë nates kane qene te uleta.  Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçës. Por nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet te jene te pajisur me zinxhire.

Qarku Kukës     

Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire.Ne akset Kukes-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash.        Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne keto akse:Bajram Curri-Kam dhe Kukesi – Draj Reç (Rruga e Rinise), per shkak te temperaturave shume te uleta.

Qarku Dibër      

Vazhdon hedhja e kripes ,per  shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates.  Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli-Kraste. Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste,  Peshkopi-Qafe Draj(Rruga e Rinise) dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.

Qarku Shkodër

Vazhdojnë temperaturat e uleta.  Aksi Qafe Mali-Flet dhe Qafe Mali – Qafe Shllak ka ngrica qe po trajtohen me kripe. Edhe ne aksin e Razmes ka prani ngricash.       Qarkullimi ne akset e Qafe Mali –Flet, Qafe Mali – Qafe Shllak, dhe ne aksin e Razmes, rekomandohet te behet me zinxhire.

Qarku Fier          

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit të qarkullimit në superstraden Fier – Lushnje

Qarku Lezhë      

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te gjitha akset jane te pastruara. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?