Të dhënat e fundit, rrugët ku duhet pasur kujdes në lëvizje

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë bërë të ditur se, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve edhe në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, për shkak se gjatë natës ka temperatura të ulëta të cilat shkaktojnë ngrica në rrugë.

Këto segmente spërkatën me kripë, skorje dhe granil.

ARRSH dhe DPSHTRR kërkojnë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojnë sot për gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to.

Për ditën e sotme deri në orën 15:00, kalueshmëria e rrugëve paraqitet si më poshtë:

Tiranë            

Ne akset Trau Dajt -Qafë Mollë -Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj kalimi kryhet normalisht.

Qarkullimi kryhet pa zinxhire, por rekomandohet kujdes ne vendet qe nuk i ze dielli .

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Elbasan

Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur. Qarkullimi eshte normal ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.

Duhen perdorur zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve . Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.

Ne akset e tjera te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Berat  

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.

Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Vlore  

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.

Gjirokaster    

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.

Korçe 

Te kihet kujdes gjate oreve te para mengjesit dhe te mbremjes per shkak te temperaturave te ulta mund te kete zona me ngrica. Eshte kryer kriposja e te gjitha akseve.

Situata eshte normale. Temperaturat e dites jane mbi 0 grade.Eshte kryer kriposja dhe gatishmeria nga ana e firmave kontraktore eshte e plote. Kalueshmeria pa problem.

Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes. Nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes ne oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

Kukes 

Ka patur rreshje debore ne te gjithe qarkun, sidomos ne qafat e maleve. Ne autostrade ka patur dhe renie guresh. Jane marre masat duke pastruar boren, largimin e gureve dhe vazhdon kriposja e rrugeve gjate dites ne segmentet ku ka patur prani ngricash.

Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin Kodër Domaj-Draj Reç dhe Kukes -Qafe Shllak, per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave ne rruge. Qarkullimi ne Rrugen e Kombit kryhet normalisht .

Diber  

Ka patur rreshje bore gjate nates. Jane marre masat duke pastruar boren dhe po kriposen rruget per shkak te temperaturave te uleta.

Ka prani ngricash ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Peshkopi – Qafe Draj. Ne aksin Skurraj – Burrel ka patur renie guresh ne rruge. Masat e marra per pastrimin e rruges ne oret e nates dhe tani qarkullimi ne kete aks eshte normal.

Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Q.Klenje – Klenje, Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes – Vasie. Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe Qyteze – Zerqan.

Shkoder         

Gjate nates ka patur rreshje bore. Eshte punuar per pastrimin e bores gjate oreve te mengjesit dhe dites dhe vazhdon kriposja e rrugeve per shkak te ngricave. Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin Vrith – Razem dhe Qafe Mali – Qafe Shllak. Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .

Fier

Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

Lezhe  

Gjate nates ka patur rreshje shiu, por pa sjelle probleme ne qarkullim. Eshte punuar gjate nates dhe oreve te mengjesit per pastrimin e rrugeve dhe kriposjen e tyre per shkak te ngricave. Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

SHKARKO APP