FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të gjithë drejt Anglisë, kryebashkiaku Halilaj: Taksa falas nëse ktheheni në Kukës

Kreu i ri i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj ka menduar të shërojë një nga plagët më të mëdha që përballet qyteti që ai drejton, atë të largimit masiv të qytetarëve drejt Britanisë.

Prestigjiozja britanike ”Daily Express” ka intervistuar kryebashkiakun socialist, i cili shprehet se do të ofrojë taksa falas për çdo emigrant kuksian në Mbretërinë e Bashkuar që do të hapë një biznes në Kukës.

”Kushdo që kthehet nga Anglia dhe fillon një biznes të ri nuk do të paguajë taksa për dy vjet si një mënyrë për t’i ndihmuar ata të fillojnë një jetë të re në Kukës dhe të ndihmojnë në zhvillimin e turizmit”,-tha Halilaj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?