Të rinjtë e arrestuar:Videon e morëm për lojë, nuk e dinim se ishte krim

Dy të rinjtë e arrestuar dje për moskallëzim krimi në lidhje me video-skandalin e regjistruar në QSUT, kanë thënë se nuk e dinin që ajo përbënte krim.

Ata janë shprehur se videon e kanë marrë për lojë.

“Ne nuk kemi marrë pjesë në regjistrimin e videos. Nuk kemi asnjë lidhje me ngacmimet seksuale që i janë bërë vajzës të cilët ne e njohim.

Në e quajtëm si një lojë mes shokësh dhe nuk menduam se videoja do të përbënte një ngjarje kaq të madhe”, kanë thënë në polici dy të arrestuarit Albi Boçaj dhe Patrik Kaça, 18 vjeç e banues në Tiranë.

Policia vazhdon hetimet në lidhje me këtë skandal dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, Andi Bushaj, 19 vjeç dhe Dejvi Lamaj, 18 vjeç, të cilët mendohet se janë edhe autorët e regjistrimit të videos.

SHKARKO APP