
Në aktivitetin ndërkombëtar World Tour 2026, të rinjtë shqiptarë sollën me krenari kulturën dhe traditat shqiptare në zemër të New York City.
Mes pjesëmarrëseve ishte edhe Mia, mbesa e Shkëlqim Hajdarit, e cila së bashku me shoqet e saj prezantuan Shqipërinë me shumë dashuri, emocion dhe dinjitet, duke marrë vëmendjen dhe duartrokitjet e të pranishmëve.
Me veshje dhe frymë shqiptare, vajzat përcollën mesazhin e ruajtjes së rrënjëve dhe identitetit kombëtar, edhe larg atdheut. Ky prezantim u konsiderua një moment krenarie për komunitetin shqiptar në SHBA dhe një shembull frymëzues për brezin e ri.
“Jam pafund krenar për ty dhe për mënyrën si i mban gjallë rrënjët tona kudo që je. Bravo goca babë”, u shpreh Shkëlqim Hajdari mes emocionesh pas aktivitetit.
