“Të rrëzohet pragu kombëtar 1 %”, Debreshi vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

Kandidati i pavarur, Elton Debreshi dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e pragut kombëtar, 1 % të sistemit zgjedhor proporcional rajonal.

Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për tu zgjedhur deputet në një qark. Për nga detyrimi për të fituar së paku 1% të votive kombëtare kandidatët e pavarur trajtohen si të ishin parti politike. Por për nga të drejtat  ata kanë shumë më pak se të drejtat që kanë partitë duke u votuar brenda një qarku” tha Elton Debreshi.

Kërkesa u dorëzua sot së bashku me avokatin Gentian Serjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo kërkesë nuk behet për Elton Debreshin, as per zgjedhjet e kësaj radhe, por për të mbrojtur në të ardhmen demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha” nënvizon ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?