Të shtëna me armë ndaj ambienteve të një firme private në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës-Tiranë, rreth 300 metra larg autostradës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa sipas policisë është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.

Mësohet se konflikti nuk ka të bëjë me firmën e përpunimit të inerteve, por me biznese që i njëjti pronar ka pranë Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtat burime pohojnë se në vendngjarje policia gjeti mbi 20 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa autorët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të mbikalimit të Gërdecit në aksin rrugor Durrës – Tiranë.

Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është qëlluar në drejtim të një firme private të prodhimit të inerteve të ndërtimit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja model 56. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?