Të shtëna me armë në Lezhë, shoferi i “Audi”-t qëllon drejt një automjeti dhe largohet

Rreth orës 18:00, në zonën e Urës së Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili udhëtonte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një tjetër automjeti tip “Audi” në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet dhe ndjekjen për kapjen e autorit të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?