Të shtëna me armë në Vlorë, dyshime për atentat

Placeholder Image

Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës në qytetin e Vlorës.

Ka qenë një person që ka qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodhej i plagosuri, që është identifikuar si shtetasi Zuver Sheka, 22-vjeç. Ky i fundit ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dyshon se kemi të bëjmë me atentat dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për momentin nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa nuk ka të dhëna as për autorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?