”Të varfrit po mbahen peng”, 330 të dënuar letër për Amnistinë Penale: Personat që dënohen nga GJKKO…

Në një kohë që opozita mban votat, të dënuarit që do të përfitojnë nga Amnistia Penale, nuk po e kuptojë sjelljen e politikës. Me një letër të hapur drejtuar institucioneve, 330 të dënuar që po vuajnë heqjen e lirisë në Rrogozhinë i kujtojnë ligjvënësit se ka harruar të varfrit në burgje dhe si krahasim sjellin burgun e sigurisë së ulët ku ata mbahen.

Duke u vetëquajtur si të dënuar për herë të dytë, paasi projektligji i amnistisë po i mban peng për shkak të atyre të dënuarve që janë shpallur fajtorë nga gjykata e posaçme, të burgosurit e Rrogozhinës pretendojnë se kjo kategori është e privilegjuar dhe as që mbyllen në të njëjtat qeli me ta.

“Personat që dënohen nga GJKKO nuk arrijnë fare të vijnë në institucionet ku mbahemi ne sepse për këta persona gjykata jep dënime alternative”, akuzojnë të burgosurit e Rrogozhinës.

Ata shkruajnë më tej se edhe një person i dënuar nga gjykata e Posaçme, që mbahet në Rrogozhinë i përfundon dënimi në prill 2024. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se në këtë burg kryesojnë të burgosurit për vjedhje, plagosje por edhe për kultivim hashashi. Ka katër vjet që amnistia nuk po zbatohet dhe kjo është letra e tretë, pas Durrësit dhe Peqinit.

SHKARKO APP