FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Teatri, të rinjtë e FRPD qëllojnë me vezë Veliajn (VIDEO)

Një incident i ka ndodhur kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Velajt, para se të niste takimi me artistët, pasi të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, e kanë qëlluar me vezë.

Një prej të rinjve i është afruar kryebashkiakut dhe ka tentuar tre herë të qëllojë në drejtim të Veliajt, por është larguar menjëherë nga shoqëruesit e tij.

I riu dëgjohet në video teksa i kërkon shoqëruesve të mos e prekin me dorë, ndërsa një tjetër filmon me celular të gjithë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD theksohet se të rinjtë e FRPD-së e qëllojnë Erion Veliajn me vezë në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në favor të ngritjes së kullave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?