Telekom sjell iPhone 6s & iPhone 6s Plus në Shqipëri

 

Telekom Albania bën me dije se duke filluar nga dita e sotme, në të gjitha dyqanet e saj ofrohet iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, zhvillimi më i madh teknologjik në historinë e iPhone. iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus do të jenë në dispozicion në të gjitha njësitë e shitjes dhe të dy smartphone janë me një vit garanci. Të gjithë konsumatorët kanë mundësi t`i rezervojnë online dhe bëjnë të tyrin të dyja modelet duke hyrë te adresa www.telekom.com.al/iphone6s/. Telekom Albania sjell për klientët teknologjinë më të re, iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus me rrjetin superior 4G+.

Gjenerata e re e iPhone vjen tepër e hollë, më e madhe, më e fuqishme, por edhe më efikase në konsumin e baterisë. iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus sjellin dy modele mahnitëse me ekrane 4.7-inch dhe 5.5-inch Retina HD. Me një sipërfaqe të lëmuar metali dhe dizajn të rrjedhshëm ku alumini shkrihet në xham duke e bërë të rehatshëm për t’u mbajtur dhe të thjeshtë për t’u përdorur. Gjithashtu ngjyra tërheqëse prej ari rozë i shtohet serisë së grisë kozmike, argjendit dhe arit. Të dyja modelet janë më të mira në çdo drejtim dhe përfshijnë: Çip A9 me strukturë 64-bit që përmban dhe bashkë-procesorin e lëvizjes M9; kamera të përparuar 12-megapiksel iSight që tani përfshin Live Photos – të cilat bëjnë të mundur fiksimin e pamjeve të gjalla, çfarë ndodh përpara dhe pas shkrepjes; kamera e re Face Time HD 5-megapiksel që ndriçon buzëqeshjen tuaj me Retina Flash; Touch ID lejon të ç’kyçni telefonin dhe të bëni blerje të sigurta nga App Store duke përdorur shenjën e gishtit tuaj; shkarkime dy herë më të shpejta me Wi-Fi deri në 866Mbps; sistemi operativ iOS9 më i përparuar në botë që ofron kërkim më inteligjent e zhvillime të mëdha në aplikacione; App Store, iCloud, Face Time, Messages dhe Touch ID.

Telekom Albania sjell produktet iPhone si pjesë e bashkëpunimit midis Apple dhe Deutsche Telekom Group.

Një ofertë ekskluzive nga Telekom është ofrimi i çmimeve ndjeshëm më ulët për smartphone më të fundit për klientët me kontratë. Sigurisht kjo vlen edhe për iPhone 6s. Telekom ofron iPhone 6s duke filluar nga 79,900 lekë me planet individuale me kontratë Smart. Si pjesë Deutsche Telekom, gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit, Telekom Albania është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më inovatore dhe cilësore në treg.  Për më shumë informacion mbi iPhone dhe ofertat, mund të vizitoni www.telekom.com.al/iphone6s/

                      

Rreth Telekom Albania

Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.

Rreth Deutsche Telekom

Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim cellular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.

SHKARKO APP