Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Fier dhe Elbasan

Temperaturat e larta siç paralajmëruan edhe Emergjencat Civile po rrisin rrezikun e zjarreve. Ashtu ka ndodhur, pasi dy vatra zjarri janë shfaqur në Fier dhe Elbasan, ku flakët kanë përfshirë shkurre, fera dhe ullishte në fshatin Dragot të Belshit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për pasojë u dogjën 2 hektarë shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj.

Në Anëbreg të Mallakastrës ka rënë zjarr në sipërfaqe me gurë dhe ullishte, por për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarri është shuar me mjete rrethanore. Për pasojë janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj shekullorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emergjencat Civile u kërkojnë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencës 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?